Kopshtet dhe çerdhet mund të jenë një zgjidhja e mirë për fëmijët e prindërve me angazhime jashtë shtëpisë gjatë ditës, por jo vetëm. Çerdhet dhe kopshti janë një vend edukimi dhe socializmi për fëmijët si dhe kontakti i tyre i parë me moshatarët e tyre, shoqërinë, njerëzit jashtë familjes. Por çfarë ndodh nëse këta fëmijë qëndrojnë në këto ambiente me orë të zgjatura?
Fëmijët të cilët kalojnë kohë të gjatë në çerdhe kanë më shumë stres, gjë që mund t’i bëj ata më të ndrojtur gjatë moshës madhore.
Nivelet e stresit tek fëmijët që qëndrojnë gjatë në çerdhe janë më të larta, afërsisht 1/3 , krahasuar me fëmijët që qëndrojnë në shtëpi.
Të vegjlit që kalojnë më shumë se tetë orë në ditë në çerdhe janë më të stresuar, kjo bazuar nga mostrat e pështymës të marra nga hulumtuesit të cilët më pas testuan hormonin e stresit-kortizol.
Sipas të dhënave të këtij studimi arsyeja e këtyre niveleve të larta të stresit është ngaqë fëmijëve u mungojnë prindërit e tyre dhe kanë konflikte shqetësuese me fëmijët e tjerë.