Klosi shkarkon drejtuesit e shkollës “KARL GEGA”

klosi

Ministri i Mirqënies Blendi ka shkarkuar në mënyrë direkte  drejtuesit e shkollës “Karl Gega”.

Këtë lajm Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi e bëri të ditur tek sa inspektoi procesin e regjistrimit të nxënësve në shkollën profesionale në Kamzë. Klosi tha se ka urdhëruar në mënyrë të menjëhershme shkarkimin e drejtuesve të shkollës dhe ndjekje penale për profesorët.

Më tej Klosi ka vijuar duke thënë se ka gjetur fluks të kërkesave për tu regjistruar në shkollat profesionale gjë e cila tregon se Ka rritje të cilësisë dhe rikthimit te vëmendjes tek arsimi profesional.

Në fund Ministri Klosi e ka mbyllur fjalën duke garantuar prindërit dhe nxënësit se shkollat profesionale do te ofroje cilësinë me te mire.

Pin It