Kredia me probleme, BSH e vështirë zgjidhja e shpejtë, në korrik  kreditë me problem pësuan rritje në 21.15%

euroo

Banka e Shqipërisë nuk pret që në një afat të shkurtër treguesit e kredisë me problem të kenë përmirësim. Kjo është pranuar zyrtarisht edhe nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës i cili ka miratuar Raportin e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2016 dhe që pritet të publikohet këto ditë. Ky dokument periodik që përgatitet nga Banka e Shqipërisë  ka si qëllim kryesor identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve me të cilat ndeshet sistemi financiar dhe infrastruktura e tij. Kreditë me probleme janë identifikuar aty si një shqetësim kryesor në afat të shkurtër. Në deklaratën e bërë pas mbledhjes së këshillit mbikëqyrës thuhet se Rritja e raportit të kredive me probleme gjatë periudhës ka evidentuar vështirësitë që ka procesi i zgjidhjes së tyre dhe luhatshmërinë që mund të shfaqë ecuria e kredive me probleme në afat të shkurtër. Megjithatë, pritshmërinë për një rritje më të shpejtë të ekonomisë, zbatimi i masave të përfshira në planin e masave për reduktimin e kredive me probleme dhe procesi i fshirjes së kredive të humbura nga bilanci i sektorit bankar, mbështesin pritjet e Bankës së Shqipërisë për prirjen rënëse të kredive me probleme në afat të mesëm.

Kreditë me problem përveç disa uljeve të përkohshme në këtë vit mbeten problematike. Në korrik 2016 ata u rritën ndjeshëm duke shkuar në 21.15% të totalit të kredisë.

Pin It