Në gusht cmimet e ushqimeve 2-fish më të larta se 1 vit më parë  

download

Ndërsa një vit më parë, një kg domate ishte rreth 50 lekë, në gusht të këtij viti, ajo arriti deri në 120 lekë. Ndërkohë shumë produkte të tjera ushqimore kanë dalë në treg këtë vit pothuajse me çmime të dyfishuara. Sipas INSTAT në muajin gusht 2016, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,0 për qind. Rritja vjetore në muajin gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,7 pikë përqindje. Krahasuar me muajin gusht 2015, brenda grupit të ushqimeve, çmimet e “zarzavateve e patateve janë rrituar me 19,2 për qind, “frutat” me 15,1 për qind, “qumështi, djathi e vezët” me 4,5 për qind, peshku me 3,6 për qind, dhe sheqeri, reçelnat e ëmbëlsirat me 2,7 për qind. Ndërkohë që cmimet e nëngrupeve “mish” janë ulur me 1,4 për qind, bukë e drithëra me 0,5 për qind. Gjithsesi, rritja e inflacionit nuk duket se po ndikohet nga kahu i shtimit të kërkesës së individëve për mallra pasi çmimet e veshjeve psh vijojnë në rënie, Rritja e cmimeve duket se është sezonale por edhe nga faktorë të tjerë të veçantë, që kanë ndikuar në shtrenjtimin e produkteve ushqimore. Nga janari deri në prill, niveli i inflacionit iu afrua zeros, duke ngjallur shqetësimet për deflacion, që është një tregues i rëndësishëm i stanjacionit në ekonomi. Pas muajit prill, inflacioni filloi të rritej gradualisht, por sërish ai është ende nën nivelin e shënjestruar të Bankës së Shqipërisë prej 3 për qind.

Pin It