Fituesit e çmimeve Kult 2017

Është mbyllur mbrëmja e madhe e çmimeve Kult këtë të martë në sallën e Koncerteve të Katedrales Ortodokse, në Tiranë. Një nga eventet më të veçanta që arrin të bashkojë të gjitha zhanret e artit shqiptar për garën e çmimeve Kult ka shpallur sonte artistët fitues pas dhjetëra nominimesh. Mbrëmja gala e ndarjes së Çmimeve Kult për të trembëdhjetin vit radhazi, shpalli fitues emrat më të mirë në fushën e artit.

Aktorë, këngëtarë, autorë librash, instrumentistë, balerinë e artistë të artit pamor dhe jo vetëm, pritën me emocion ndarjen e çmimeve. Emra të shumtë të artit dhe kulturës shqiptare ishin pjesë e eventit madhështor të ndarjes së Çmimeve Kult. Mbrëmja Gala u transmetua nën prezantimin e regjisorit Leonard Bombaj dhe Vikena Kamenica.

Lista me disa nga çmimet më të rëndësishme të mbrëmjes:

Artisti Pamor i Vitit, Bashkim Ahmeti

Balerini i Vitit, Ervis Nallbani

Instumentisti i Vitit, Jonian Kadisha

Interpretuesi lirik i Vitit, Vikena Kamenica

Kënga e Vitit, Alban Skënderaj (Unë dhe ti )

Aktori i Vitit, Bujar Asqeriu

Regjia e Vitit, Altin Basha

/Class/

Pin It