Brexit, filluan të ndjehen pasojat ekonomike në tregun botëror

brexit-658338

Vendimi i Britanisë së Madhe për të dalë nga Bashkimi Europian po shoqërohet me pasoja të ndjeshme në tregun botëror. Përveç rënies së vlerës së paundit kundrejt euros dhe dollarit, një sërë produktesh të tjera pësuan ndryshime në çmim.

Çmimi i arit u rrit me ritmin më të lartë që nga vitit 2008, ndërsa nafta, bakri dhe gruri ranë. Bizneset nxituan të shisnin asetet e rrezikshme dhe të orientohen drejt aktiviteteve më të sigurta pas daljes së britanikëve nga BE.

Ari u rrit me 5.1% duke arritur në $1,319 për onz.

Nafta bruto amerikane ra 2.50 dollarë, ose 5% në $47.61 për fuçi dhe nafta Brent rrëshqiti $2.53, gjithashtu 5% në $48.38 për fuçi.

Pin It