Mbi 800 mijë britanikë nënshkruajnë peticionin për referendum të dytë për BREXIT

petition-e1466766243805-298x300

Vendimi i britanikëve për t’u larguar nga Bashkimi Europian mund të kalojë përmes një referendumi të dytë, pasi më shumë se 800 mijë njerëz nënshkruan peticionin për rishikimin e çështjes. Të martën më 28 qershor Parlamenti do të marrë në konsideratë peticionin që kërkon një votim të dytë për qëndrimin ose jo të Britanisë në BE.

Peticioni i titulluar “Rregullat e referendumit të BE shkaktojnë një referendum të dytë të BE-së”, u zhvillua në internet dhe brenda pak orësh arriti mbështetjen e duhur për t’u diskutuar në Parlament. Një zëdhënës i Dhomës së Përfaqësuesve tha se Qeveria i përgjigjet çdo peticioni që arrin 10 mijë nënshkrime brenda 21 ditësh.

Komiteti i Peticioneve do të mblidhet më 28 qershor dhe do të diskutojë mundësinë e mbajtjes së një referendum të dytë, pasi peticioni tashmë ka kaluar pragun 800 mijë nënshkrues.

Në peticion thuhet: “Ne, nënshkruesit, i bëjmë thirrje qeverisë që të zbatojë një rregull që nëse vota për të qëndruar apo për t’u larguar është më pak se 60%, bazuar në një pjesëmarrje prej më pak se 75%, atëherë duhet të ketë një tjetër referendum.”

Referendumi i parë vendosi me një diferencë të ngushtë pro largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

 

Pin It