Merkel paralajmëron Britaninë: Brexit nuk do të ndikojë lirinë e qarkullimit në Europë

brexit-angela-merkel-758x506

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, paralajmëroi Britaninë e Madhe se nuk mund të ketë qasje në tregun e përbashkët të BE-së nëse nuk pranon lëvizjen e lirë të qytetarëve. Deklarata e Merkel pasoi fjalimin e ashpër të homologes britanike në lidhje me imigracionin.

“Nëse nuk themi se aksesi i plotë në tregun e brendshëm evropian është i lidhur ngushtësisht dhe plotësisht me lëvizjen e lirë, atëherë i hapim rrugën një lëvizjeje që do të përhapet në të gjithë Evropën, ku gjithsecili do të veprojë sipas dëshirës duke kërkuar përjashtime”, u shpreh kancelarja gjermane në një fjalim në Federatën Gjermane të Industrisë (BDI) në Berlin.

Ajo tha se procesi i negocimit me Londrën nuk do të jetë i lehtë, prandaj kërkoi mbështetjen e sipërmarrësve gjermanë në këtë drejtim. Sipas Merkel, Gjermania dhe BE-ja duhet të jenë të përgaitura për të siguruar respektimin e lirisë së qarkullimit të mallrave, shërbimeve, kapitaleve apo qytetarëve pas Brexit.

“Jemi të përgatitur për të lidhur këtë qasje të Britanisë së Madhe në tregun e përbashkët për mallrat dhe shërbimet me çështjen e respektimit të katër lirive, të lëvizjes në BE”, tha Merkel.

 

 

Pin It