Kancelarja gjermane Angela Merkel kritikoi politikën e dyrve të mbyllura për refugjatët duke thënë se kjo nuk e ka zgjidhur problemin. Merkel tha se mbyllja e rrugëve për ta nga vendet e BE-së si Sllovenia dhe Hungaria nuk e zgjidh krizën e emigrantëve.
Pavarësisht se më herëet kancelarja gjermane ka shprehur pendesën e saj për politikën e dyerve të hapura, këtë here ajo kritikoi shtetet ballkanike që kanë mbyllur rrugët për refugjatët.
“Nëse më pyesni mua nëse mbyllja e rrugëve ballkanike e ka zgjidhur problemin e refugjatëve, unë them jo”.
Merkel theksoi se e vetmja zgjidhje e qëndrueshme është zbatimi i marrëveshjes së refugjatëve BE-Turqi. Sipas marrëveshjes, Turqia merr refugjatët që mbërrijnë në Greqi dhe në këmbim Ankaraja përfiton financiarisht dhe siguron lëvizjen pa viza në vendet e BE-së.