Ushqimet që do t’ju mbajnë të shëndetshëm gjatë dimrit

 

ushqimet-e-shendetshme

Dimri është disi i vështirë për shkak të temperaturave të ulta, por duke konsumuar produkte me vlera ushqyese do ta keni më të lehtë për ta përballuar pa u sëmurur.

Studiuesit e Washington University” kanë renditur disa ushqime për shëndetin të cilat na ndihmojmë.

Sipas tyre, ushqimet më të preferuara për këtë stinë janë buka integrale (e përbërë me drithëra të plota), çaji i ngrohtë, çokollata e zezë, frutat arrore (p.sh. bajamet), gështenjat të cilat janë një burim i mirë i kaliumit,fosforit,magnezit, si dhe të dobishmë për të parandaluar lodhjen mendore, mungesën e përqëndrimit, stresin. Gjithashtu, agrumet apo perimet me gjethe të errëta nuk duhen lënë pa konsumuar. Hani sa më shumë lakër jeshile, presh dhe të gjitha perimet me gjethe jeshile që bëhen në dimer.

Nuk duhet harruar përfshirja e peshkut, karotave, Të gjitha këto ushqime përveç që ofrojnë lëndë të ndryshme ushqyese për stinën, krijojnë edhe  ndjesi të ngopjes dhe ulin ankthin.

Pin It