Shkalla e papunësisë së regjistruar për tremujorin e dytë të vitit 2016 është 10,7 %.
INSTAT publikoi të dhënat që tregojnë se numri i punëkërkuesve të papunë të regjistruar në tremujorin e dytë të vitit 2016 është 17.8% më i ulët se e njëta periudhë e një viti më parë. Ndërsa krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti numri ka rënë me 10.9%.
Sipas INSTAT numri mesatar i personave të regjistruar si punëkërkues të papunë gjatë kësaj periudhe është 123.928. Ndërkohë të dhënat tregojnë se 4,7 % e punëkërkuesve të papunë të regjistruar përfituan pagesë papunësie.
Numri më i madh i punëkërkuesve vjen nga qarqet e Tiranës, Fierit, Elbasanit dhe Vlorës. Ndërsa prefektura e Kukësi ka përqindjen më të lartë të të papunëve të regjistruar në skemën e pagesës së papunësisë, rreth 7.8%.