Testimi i punojësve socialë, Klosi: Kush nuk kalon provimin largohet nga detyra

unnamed-905x395

Rreth 390 punonjës socialë morën pjesë të enjten në testimin e organizuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Testimi kontrollon jo vetëm njohuritë teorike, por më tepër sjelljen dhe reagimin e punonjësve ndaj situatave konkrete.

Ministri Blendi Klosi tha se rezultatet e testimit do të shërbejnë për të kuptuar nivelin dhe performancën e secilit prej edukatorëve e kujdestarëve të qendrave, mjekëve e punonjësve socialë.

“Ata që nuk rifitojnë konkursin do të largohen nga ky shërbim, natyrisht do të kërkohet që të jetë brenda të gjitha rregullave, kontratave dhe legjislacionit në fuqi”, tha ai.

Rezultatet e këtij viti do t’i bashkangjiten në dosjen e secilit prej punonjësve të qëndrave, së bashku me rezultatet e një viti më parë.

Pin It