Ngushtica Saltstraumen e Nordlandit, ndodhet 30 km në lindje të qytetit Bodø, në Norvegji, ndërsa njihet si vendi me rrjedhën më të shpejtë të ujit në botë.
Në rrymën e fuqishme të ujit të detit formohen “maelstromët” (në gjuhët skandinave përshkruan gjeratoret e fuqishme që shfaqen brenda ujit) pra vorbullat më të fuqishme të ujit në botë, me gjerësi deri në 10 metra dhe me thellësi deri në 5 metra.
Gjithashtu Saltstraumen njihet edhe si pikë e popullarizuar turistike për adhuruesit e peshkimit dhe të zhytjes.