“A do e tregosh historinë time” – fotografi të rralla të Udhëtarëve Irlandezë

heather10

Fotografja Heather Buckley ka dokumentuar jetët e Udhëtarëve Irlandezë përgjatë dy viteve të fundit, duke krijuar disa printime të rralla fotografike prej kripe. Fotografitë ndodhen të ekspozuara në Briton Foto Fringe së bashku me imazhe të mëdha grafike që përdoren si pllaka në mure. Ato shoqërohen nga intervista në audio me Udhëtarët Irlandezë, që i lejojnë shikuesit të përfshihen në përvojat e jetuara.

“A do e tregosh historinë time, më thonë ata, dhe unë jam përpjekur ta bëj në mënyrën time”, thotë fotografja Buckley.

Buckley thotë se Udhëtarët Irlandezë jetojnë të izoluar nga shoqëria, si fizikisht edhe kulturalisht, dhe kanë një ndjenjë të të qenët të harruar.

“Më të vjetërit e kujtojnë lirinë si pjesë të fëmijërisë”, shkruan ajo. Nipërit e tyre jetojnë mbrapa mureve prej betoni, të ndarë nga bota, në faqet e dizenjuara të sëmura”.

Fotografja thotë se i pëlqen të kujtojë ditët kur gjërat nuk ishin virtuale, të punojë me dorë dhe jo me tastierë e “mi”.

Çdo printim është unik, ndërsa një pjesë e fotografive janë me ngjyra si për të krijuar kontrast. Ekspozita do të zgjasë deri në 4 nëntor.

heather7

heather8

heather9

heather

heather1

heather2

heather3

heather6

Pin It