MAS publikon programet orientuese për provimet e maturës shtetërore

Hand completing a multiple choice exam.

Ministria e Arsimit dhe Sportit publikoi programet orientuese për maturantët që do iu nënshtrohen provimeve shtetërore në muajin qershor. Sipas MAS provimet e maturës do të bazohen tërësisht te programet orientuese.

Pyetjet e provimeve do të bazohen tek programet orientuese. Maturantët këtë vit do të japin 3 provime të detyruara dhe 2 me zgjedhje. Gjithsej janë 39 programe orientuese për të gjitha lëndët bërthamë dhe të thelluara.

Notat që do të marrin maturantët në provimet e maturës edhe këtë vit do të ndikojnë në pranimin në Universitet. Kjo për faktin se të gjitha universitetet kanë miratuar si kriter mesataren e shkollës së mesme, por edhe notat që do marrin maturantët në provimet e maturës.

Pin It