Drejt fundit rindërtimi i Pazarit të Ri, Veliaj: Nga “zgëqe” në pikë turistike

picture7

Rindërtimi dhe rregullimi i lagjes Pazari i Ri në kryeqytet është drejt përfundimit. Kështu deklaroi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

Sipas Veliajt kjo zonë përveç si një qendër për tregun e Njësive Bashkiake 2 dhe 8, do të shërbejë dhe si pikë turistike. Kryebashkiaku e ka cilësuar rindërtimin e kësaj zone si shndëerrim të një “zgëqeje” në pikë turistike.

“Drejt fundit markata e fruta-perimeve, ecim shpejt me markatën e mishit-peshkut, e sapo kemi nisur fasadat e pallateve aty. Shton vlerën e pronës dhe punësimin në Njësitë 2 dhe 8”, shkruan Veliaj.

Pin It