AKU kontroll në 950 subjekte, “paralajmërim” ose gjobë” për 220 biznese

aku

Gjatë dy javëve të fundit Autoriteti Kombëtar i Ushqimit zhvilloi një kontroll në rreth 950 subjekte në të gjithë vendin. Në përfundim të kontrollit u vendosën masa administrative “Paralajmërim” dhe “Gjobë” për rreth 220 biznese të cilat shkelnin ligjin.

Kontrollet janë kryer në dyqanet e mishit, në subjektet ku tregtohen nënproduktet e qumështit, në restorante, fast food, tregje etj.

Në disa tregje është bllokuar një sasi e konsiderueshme mishi për shkak të kushteve të papërshtatshme të tregtimit. Ndërsa në kryeqytet është bllokuar aktiviteti për 2 subjekte, të cilat tregtonin ushqime pa plotësuar kushtet.

AKU u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në blerjen e produkteve veçanërisht në prag të fundvitit kur rriten edhe konsumi. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të shtojë kontrollet përgjatë festave të fundvitit.

Pin It