28 Nëntori në Preshevë, Serbia ndalon flamurin dhe simbolet kuqezi

756450_flamuri-shqiptar

Serbia ndalon përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare në përkujtim të 28 Nëntorit në Luginën e Preshevës. Tre komunat me shumicë shqiptare në Serbi nuk lejohen të ngrejnë flamurin kuqezi për të festuar Festën e Flamurit Kombëtar.

Imami i xhamisë në fshatin Geraj, Hafiz Nexhatiu, është gjobitur me 300 euro për vendosjen e flamurit në xhaminë që ai shërben.

“E kishin vendosur do djem të rinj. Nuk do ta vendosim më. Le ta vendosin në Komunë një herë”, –  thotë hoxha i fshatit, një burrë rreth të shtatëdhjetave.

Gjykatat serbe vijojnë të dënojnë përdorimin e simboleve kombëtare nga shqiptarët e Luginës së Preshevës, pavarësisht përpjekjeve të banorëve për të drejtat e tyre.

Pin It