Adresat, gjobë për ata që nuk deklarojnë të dhënat

auto_screenshot_41475739212

Mosdeklarimi i adresës së banimit pranë zyrave të Gjendjes Civile do të gjobitet me 10 mijë lekë. Ligji i ri për Gjendjen Civile parashikon regjistrimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë brenda dhe jashtë vendit.

Ndryshimet në këtë ligj do të hyjnë në fuqi pas gjashtë muajsh dhe kjo kohë është cilësuar si e mjaftueshme për të bërë deklarimet.

Gjithashtu për shkak të ndarjes së re administrativo – territoriale do të bëhet edhe organizimi i shërbimit të gjendjes civile dhe të emërtimit si zyrë arkive pranë Prefektit të Qarkut. Për herë të parë do të vendoset edhe detyrimi për bërjen e betimit në rastin e marrjes së nënshtetësisë shqiptare, si një e lidhje e qëndrueshme juridike me shtetin shqiptar.

Një tjetër ndryshim që do të bëhet në ligj është edhe ai që parashikon mirëmbajtjen e fondit arkivor për dokumentacionin që evidenton periudha të regjistrimeve të mëparshme për vitet 1930, 1945, 1950 dhe 1974. Administrimi i këtij dokumentacioni, si pjesë e rrjetit arkivor kombëtar, është një tjetër domosdoshmëri e kohës që kërkon një aplikim të standardeve të larta të ruajtjes së tij, duke dixhitalizuar tërësisht këtë sistem.

Pin It