Amnistia, nuk falen të dënuarit me gjobë, Manjani: Është dënim efektiv

 

criminal-defense-arrest

Projektligji për amnistinë e të dënuarëve nuk prek të dënuarit me gjobë me vendim gjykate. Sipas draftit të sjellë nga qeveria, personat e vetëm që do të përfitojnë janë vetëm ata që rrezikojnë dënimin me burg deri në dy vjet, ose ju kanë ngelur edhe dy vjet për të vuajtur dënimin.

Deputetja e PS, Vasilika Hysi, ngriti dyshimin nëse përbën diskriminim një gjë e tillë, pasi falet dikush që ka kryer vepër penale me të rëndë dhe jo ata që kanë marrë vetëm gjobë.

Por sipas ministrit të drejtësisë, Ylli Manjani, dënimi me gjobë ka një tjetër rëndësi, pasi ai jep mesazhe.

“Me thënë të drejtën e kemi çmuar që jo dhe e kemi çmuar në grup në qeveri këtë gjë, sepse që kur është dhënë dënimi me gjobë është konsideruar si një dënim efektiv dhe ne duhet ta japim mesazhin publik siç edhe e kemi dhënë, por edhe nëpërmjet nismave ligjvënëse për sistemin gjyqësor, që të përdorë sa më shumë të jetë e mundur dënime alternative. Pra, atje ku dënimi është efektiv ne nuk kemi përse të ndërhymë, ky është qëllimi”, ­tha Manjani.

 

 

Pin It