LIBRI DHE KULTURA – “Shllime shpirti”, antologji poezish të përshpirtshme dhe atdhedashurie

https://soundcloud.com/spektrum-group/libri-dhe-kultura-shllime-shpirti-antologji-poezish

Në këtë takim në emisionin ” Libri dhe kultura” patëm të ftuar magjistrin e shkencave filologjike Elez Ismaili. Autori i antologjisë “Shllime shpirti”, përmbledhje poezish të përshpirtshme dhe atdhedashurie. Duke filuar me Naim Frashërit e duke përfunduar me studentët e rinj nga medreseja. Ashtu siç shpjegon dhe autori për të bërë ketë përbledhje është dashur punë kërkuese e gjatë. Autori vlerëson të gjithë autoret rilindas që kanë shkruar poezi të përshpirtshme, po ashtu dhe autorët e huaj e nxenësve të dalë nga medreseja. Një çështje e rëndësishme është ajo çka autori e ngre si shqetësim, konsiderimin e duasë si poezi si krijim. Ato që kanë shkruar poezi të përshpirtshme autori i vlerëson si shkrimtarët më të mëdhenj. Një vlerësim të madh autori jep edhe për poezitë me përmbajtje atdhedashurie.

Pin It