I thartë po i dobishëm, mësoni përdorimet e pafundme të limonit

Limoni ka një vend të rëndësishëm në kuzhinë dhe jo vetëm. Më poshtë do të lexoni disa përdorime të tjera të limonit.

1.Ndihmoon tretjen

Shtoni disa feta limoni në një kanë ujë dhe pijeni çdo mëngjes për të ndihmuar tretjen gjatë tërë ditës. Limoni stimulon funksionet e mëlçisë dhe kjo ndihmon tretjen.

2. Gjakderdhje e hundës

Kjo djeg paksa, por lëngu i limonit në një tampon pambuku apo në një leckë të butë kur aplikohet në hundë që kullon gjak ndihmon në parandalimin e gjakderdhjes.

3. Diuretike

Nëse vuan nga ndonjë infeksion i traktit urinar, apo ke nevojë të largosh lëngjet e tepërta nga trupi juaj, limoni është diuretik natyral dhe ndihmon në shkarkimin e ujit.
4. Antiseptik

Lëngu acidik i limonit vret bakteret e dëmshme, e kjo e bënë limonin antiseptik natyral që mund ta aplikosh në çarjet (prerjet) e vogla dhe për infeksione te tjera. Mos përdorni limonin për infeksionet apo prerjet e mëdha, jo për shkak se limoni është i rrezikshëm, por sepse keni nevoje për trajtim mjekësor.

5. Pastrues fytyre

Lëngu i limonit ndihmon të luftoni rrudhat, aknet, puçrrat. Përziej lëngun e limonit me pak vaj ulliri në një got të vogël me ujë, e me këtë masë lyeni fytyrën. Kjo jo vetëm që ju bënë lëkurën më të shkëlqyer por gjithashtu largon ndyren e tepert dhe grimin.

6. Ul temperaturën

Ky eshte një trajtim popullor e besohet se kompresat me limon ndihmojnë në uljen e temperatures. Këto të fundit vendosen në ball dhe tek këmbët.

7. Antioksidant

Vitamina C e gjendur tek limon bën të mundur pastrimin e gjakut dhe ndihmon që të keni sistem imunitar më të fortë. Gjithashtu studime të ndryshme mjekësore kanë treguar se përdorimi në sasi të larta të vitaminës C ndihmon në trajtimin e shume sëmundjeve.

8.Ruan ushqimin

Lëngu i limonit mbron dhe ruan paraqitjen dhe cilësinë e ushqimit që keni gatuar. Ai ndihmon në parandalimin e nxirjes së mollëve, patateve, dardhave dhe lulelakrës. Spërkatini me pak ujë me limon.

9. Larjen e perimeve

Të gjitha frutat dhe perimet, edhe ato organike, kanë nevojë për një larje cilësore. Këtu gjen përdorim lëngu i limonit.

10.Largon aromat e këqija

Mbani lëkurat e limonit në frigorifer. Ato funksionojnë më mirë se soda e bukës. Këto lëkura mund t’i mbani edhe në fund të koshit të plehrave për të hequr aromën e keqe që ato lëshojnë.

11. Pastron pajisjet për grirje

Pajisjet për prerjen ose grirjen e djathit janë të vështira për t’u pastruar. Bëjeni punën mëeuml; të lehtë me ndihmën e limonit. Merrni gjysmë limoni dhe fërkoni renden ose çdo pajisje tjetër me të dhe shpëlajeni si zakonisht.

12.Heq yndyrën

Yndyra është një bezdi më vete. Nëse keni gjurmë të saj në kuzhinë, atëherë përdorni një gjysmë limoni me kripë në zonën me yndyrë. Më pas fshijeni me një leckë të pastër. Nëse ena ose sipërfaqja e gatimit është delikate atëherë mos e përdorni limonin për shkak të aciditetit të lartë.

13. Pastron enët plastike

Ripërdorimi i enëve plastike është një mënyrë për të ulur nivelin e mbetjeve, por aroma e gatimeve të mëparshme ndonjëherë nuk shqitet nga ena. Përdorni sasi të barabarta të ujit dhe lëngut të limonit largoni kështu aromën e pakëndshme.

Pin It