Mikrovala pastrohet fare lehtë vetëm me një përbërës, limoni

Kemi lexuar shpesh për përdorimet e shumta të limonit jo vetëm në kuzhinë, por edhe në pastrim.

Një tjetër gjë që mund të bëni me limon është edhe pastrimi i mikrovalës, e cila nuk është mirë që të pastrohet me detergjentët e zakonshëm. Kjo mund të bëhet me lëngun e limonit.

Si të veproni:

Vendosi në mikrovalë një gotë me ujë dhe copa të prera limoni.

Më pas ndizeni mikrovalën për rreth 3 minuta. Falë avujve, ngrohja e ujit me limon do të pastrojë edhe pjesët më të brendshme të mikrovalës.

Pin It