Limoni dhe hudhra, kombinimi i duhur për një zemër të shëndetshme

Limoni dhe hudhra përveç shijes që i japin sallatës mund të kombinohen për të pasur një zemër të shëndetshme.

Limoni dhe hudhra së bashku përdoren për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak, për të zhbllokuar arteriet dhe për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Kur kemi arteriet e bllokuara, jemi shumë më të ekspozuar ndaj sulmit në zemër, ashtu si edhe një mori të sëmundjeve të zemrës.

Shtoni limonin dhe hudhrën në dietën e juaj të përditshme dhe do të keni qarkullim më të mirë të gjakut ashtu si edhe një sistem kardiovaskular më të shëndetshëm.

Përbërësit:

1 filxhan lëng të hudhrës

1 filxhan lëng limoni i shtrydhur

1 filxhan uthull molle

1 filxhan lëng të xhenxhefilit

Si ta përgatisni?

Përzieni të gjithë përbërësit në një tenxhere dhe vendosni të vlojë për rreth 30 minuta. Kur të ziejë, lëreni të ftohet dhe më pas shtoni 3 filxhanë të mjaltit organik.

Përzieni mirë dhe vendosni në kavanoz qelqi e mbajeni në frigorifer. Konsumoni një lugë çaji të kësaj përzierje çdo ditë para mëngjesit.

Pin It