Çaste optimizmi dhe lumturie janë ato kur përfundojmë lutjet tona të përditshme, ato kur lusim Zotin me përgjërim për të na dhënë sukses në jetën tonë, për të na ndriçuar udhën dhe për të na udhëzuar dhe drejtuar.
Çaste optimizmi dhe rehatie na pushtojnë kur dalim nga shtëpia çdo mëngjes, pasi të jemi përshëndetur me familjarët, të cilët përshëndetjet “Mirëardhsh” e shoqërojnë me lutje e bekime.
Çaste optimizmi dhe sigurie, janë ato kur në rrugë na del para një person i cili kërkon ndihmë dhe ne ia ofrojmë pa u kursyer, e ai, lutet për ne dhe na bekon.
Çaste optimizmi na pushtojnë kur shohim në vajzë të vogël e cila rrëzohet, por që i vëllai i saj paksa më i madh, rend dhe e ngre sërish në këmbë, i fshin lotin, e puth në faqe dhe i fal një përqafim të ngrohtë dhe plot dhembshuri.
Çaste optimizmi të cilat na mbushin plot shpresë, janë kur vizatojmë buzëqeshje të pafajshme në buzët tona, përballë personave që takojmë. E bashkë me ne, buzëqesh e gjithë bota përreth, duke deklaruar mirësinë, butësinë, dashamirësinë dhe dëlirësinë e zemrave.
Çaste optimizmi, janë ato kur vizitojmë familjarët dhe të afërmit, të cilët luten për lumturinë dhe shëndetin tonë. Kjo na bën të ndihemi më të lumtur, më të fortë dhe më të shëndetshëm.
Çaste optimizmi janë ato që shoqërojnë një buzëqeshje të dëlirë, të dhuruar nga zemra dhe vetë shpirti.
Çaste optimizmi, janë që na falin siguri, paqe dhe qetësi shpirtërore, sepse sapo kemi bërë diçka të mirë e cila e kënaq Zotin, e Ai, na e shpërblen me begati dhe mirësi të pafund. Faleminderit o Zot!