Shtatë mrekullitë e vërteta të botës

Një ditë, mësuesja i kërkoi nxënësve që herën tjetër, të kërkojnë rreth shtatë mrekullive të botës. Ditën e caktuar, të gjithë i kishin bërë detyrat dhe pothuaj të gjithë kishin shënuar shtatë mrekullitë e botës si më poshtë:

  1. Piramidat e Egjiptit
  2. Kopshtet e varura të Babilonisë ne Irak
  3. Muri i madh Kinez
  4. Taxh Mahali në Indi
  5. Kulla Eifel në Francë
  6. Kulla e Pizës në Itali
  7. Kanali Panama

Pasi i kishte mbledhur të gjitha fletët, mësuesja vuri re se një vajzë nuk e kishte dorëzuar fletën e saj. Ajo e pyeti nëse kishte pasur vështirësi në gjetjen e informacionit dhe vajza iu pëergjigj:

-Po kisha pak vështirësi, por jo për t’i gjetur, por për t’i përzgjedhur. Mrekullitë ishin aq shumë saqë s’dija kë të marr e kë të lë.

-Mirë , na i lexo ato që ke shkruar dhe ne të ndihmojmë që t’i përzgjedhësh shtatë prej tyre, -tha mësuesja.

Fillimisht vajza hezitoi, por pastaj nisi të lexojë shtatë mrekullitë e botës që kishte gjetur:

  1. E para: Shikimi
  2. E dyta: Dëgjimi
  3. E treta: Prekja dhe ndjeshmëria
  4. E katërta: Shijimi
  5. E pesta: Të ecurit
  6. E gjashta: E qeshura
  7. E shtata: Dashuria

Pasi vajza e lexoi dhe mrekullinë e shtatë, në klasë ra heshtja, saqë dëgjohej dhe zëri i gjilpërës po të binte përtokë. Mandej vajza shtoi:

-Janë gjëra të thjeshta që na i ka dhënë Zoti, jemi mësuar me to dhe na duken si gjëra të zakonshme. Sipas mendimit tim, këto janë shtatë mrekullitë e botës të cilat nuk mund të ndërtohen me dorë dhe nuk mund të blihen me para. Shkurtimisht, ato janë brenda zemrës dhe trupit të secilit prej nesh, prandaj duhet të falenderojmë Zotin për to.

Shpesh herë, ne shohim mrekullitë që ka bërë njeriu dhe nuk shohim mrekullinë e Krijuesit tonë, i Cili na pajisi me to, për të bërë dhe ne mrekullitë tona.

Pin It