Ndryshimi, hiqet tarifa për leje qëndrimi për shqiptarët nga trojet

studente-shkolla-dita-pare-300x204

Studentët nga Kosova dhe trevat shqiptare nuk do të duhet të paguajnë tarifë shërbimi për t’u pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri. Ndryshimet në ligjin “Për të huajt” përjashtojnë nga kjo tarifë të shtetasit e Republikës së Kosovës dhe ata me përkatësi etnike shqiptare që jetojnë në Mali të Zi dhe Maqedoni.

Ky ndryshim ndikon pozitivisht në rritjen e mundësive të shtetasve me etni shqiptare në vendet fqinje për të kryer studimet universitare në Shqipëri. Ndryshimet e afrojnë legjislacionin shqiptar për të huajt më shumë me legjislacionin e Bashkimit Evropian për sa i përket trajtimit të të huajve.

Po ashtu qeveria shqiptare ka rritur kuotat e studimit për shqiptarët nga trojet. Kjo do të thotë më shumë mundësi për shqiptarët jashtë Shqipërisë për të studiuar në insitucionet arsimore shqiptare.

Pin It