Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn, tha se reforma në drejtësi do t’i tregojë rezultatet kur të dënohen “peshqit e mëdhenj”.
Sipas Hahn janë bërë hapa pozitivë në luftën ndaj korrupsionit, por ka probleme në sistemin gjyqësor.
“Ne e dimë që policia në rajon ka vepruar pozitivisht, por ka pasur probleme në gjyqësor. Prandaj ne presim jo vetëm hetime, por edhe ngritjen e akuzave dhe dënime. Dhe këtë po presim. Kemi parë gjyqe dhe dënime, por vetëm për peshq te vegjël dhe të mesëm, por do donim që edhe peshq të mëdhenj të dënoheshin. Dhe kjo do të jetë arritja më e rëndësishme në këtë drejtim,” – tha Hahn.
Hahn tha se reforma në drejtësi është e rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve shqiptarë, pasi përmes saj mund të tërhiqen investitorë të huaj dhe të happen vende të reja pune.
Hahn foli gjithashtu për problemin e drogës, për të cilin tha se është jjë dukuri jo vetëm shqiptare, por që mund të zgjidhet me zbatimin e reformës në drejtësi.