Vettingu hyn në fuqi sot

drejtesi

Ligji i Vettingut hyn në fuqi automatikisht ditën e premte, pasi Presidenti i Republikës nuk u shpreh me dekret për të. Kuvendi miratoi ditën e enjte edhe pesë ligje të tjera të paketës anti-korrupsion, prej të cilave opozita votoi pro vetëm ligjin e SPAK-ut, ndërsa katër të tjerët i cilësoi antikushtetues.

Vettingu, i cili përbën një pjesë kyçe të paketës ligjore të reformës në drejtësi, parashikon të vlerësojë përgatitjen profesionale, integritetin moral, si dhe të zbulojë shkallën e pavarësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë nga ndikimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe pushtetit politik.

Por opozita e ankimoi ligjin në Gjykatën Kushtetuese, pasi e cilësoi atë si cënues të Kushtetutës.

Miratimi paketës së ligjeve për ndërtimin e institucioneve i hap rrugën zbatimit të reformës kushtetuese, pjesë e së cilës janë dhe 30 ligje të tjera, që rregullojne organizimin dhe funksionimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë, përfshirë ato kushtetuese.

Pin It