Shkaktarët e alergjive të vjeshtës

Allergy season

Stina e vjeshtës përveç bukurive e freskisë që mbart, ka dhe disa shqetësime të tjera si alergjitë. Shkaktarët e alergjive të vjeshtës janë të ndryshëm dhe mund të japin të njëjtat efekte si poleni në pranverë. Ja disa nga shkaktarët e alergjisë që janë më pak të njohur.

 Shkurret

Një nga shkaktarët e alergjisë në vjeshtë janë shkurret. Disa nga këto shkurre zakonisht fillojnë të polenizojnë nga mesi i muajit gusht, kur nata është e ftohtë dhe dita e nxehtë, vazhdojnë edhe në muajt shtator dhe tetor, madje deri në ngricat e para kur temperaturat e ulëta i dëmtojnë ato. Edhe nëse nuk rriten ne vendin ku jeton, poleni i tyre mund të lëvizi në largësi të mëdha me anë të erërave.

Rreth 75% e personave alergjikë në polen të verës, gjithashtu reagojnë edhe në këto lloje të polenit. Disa persona të cilët janë alergjikë në polenin e tyre, mund të shfaqin simptome alergjike edhe kur konsumojnë ushqime të caktuara, sikurse banane, pjepër, kungull, karotë.

Myku

Nje tjetër është një shkaktar i alergjive të vjeshtës. Myku rritet dhe prodhon spore, sikurse poleni, dhe përhapen me erëra ose përmes ajrit të brendshëm. Ka tendencë të rritet gjatë gjithë vitit.

Në vjeshtë, rritet në gjethet e rëna, të lagështa, pastaj në ambiente të brendshme si bodrume, banjë dhe kuzhinë. Por myku nuk shkatërrohet nga i ftohti i parë, por gjatë muajve të dimrit kalon në një periudhë të fjetur.

 Pluhurat

Pluhuri është shumë i pranishëm gjatë muajve të ngrohtë të verës, por gjithashtu edhe ne vjeshtë. Akarienet, janë shkaktarë të alergjisë në këtë rast, të cilat jetojnë dhe shumohen lehtë në vendet e lagështa dhe të ngrohta. Zakonisht gjenden në jorgan, jastëkë, dyshekë. Ato janë dhe shkaktarë të shpeshtë të astmës tek fëmijët. Fëmijët shpesh i ekspozohen nxitësve të alergjive në klasë.

 

 

 

 

Pin It