Miratohen 5 ligje të tjera, opozita voton vetëm SPAK-un

850x636_votimi-per-spak-655x356-640x3481475776084

Ligji për ngritjen e institucioneve anti-korrupsion, i njohur si ligji SPAK, u miratua të enjten në Kuvend me 122 vota pro dhe asnjë kundër. Seanca pati debate të shumta mes maxhorancës dhe opozitës në lidhje me paketën e ligjeve për ndërtimin e institucioneve të reja të reformës në drejtësi.

Opozita dha dakordësinë e saj dhe votat për miratimin e ligjit dhe më pas u largua nga seanca duke kundërshtuar pjesën tjetër të ligjeve.

Maxhoranca vijoi votimin edhe për pesë ligje të tjera të paketës me 7 ligje, duke miratuar mes tyre edhe ligjin për prokurorinë.

Pin It