Buxheti 2017 në Konferencën e Kryetarëve, Opozita: Propagandë e mashtrime

group of business people walking away

group of business people walking away

Drafti i projektbuxhetit të vitit 2017 kaluan të mërkurën në Konferencën e Kryetarëve, duke u miratuar vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita braktisi mbledhjen.

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, tha se deputetët demokratë u larguan pasi buzheti është propagandë e mashtrim.

“Ne e kemi bërë me dije administratën e Kuvendit që dje që nuk mund të jemi pjesë e kësaj konferencë. Të shkojnë të bëjnë detyrën e tyre pranë qytetarëve shqiptarë, bëhet fjalë për propagandë dhe mashtrime. Nuk kanë as kuorumin edhe konferenca e kryetarëve ka nevoje per kuorum”, deklaroi Paloka.

Ndërsa kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Brace, tha se nuk është e domosdoshme dakordësia e opozitës pasi vendimarrja bëhet në seancë plenare.

Ndër prioritetet e buxhetit të shtetit të vitit 2017 është përshpejtimi i rritjes ekonomike në 3.8 përqind dhe rritja e pagave me 10 përqind dhe pensioneve me 3 përqind. Pjesë e buxhetit është edhe rimbursimi i ilaçeve për të gjithë, jo vetëm për pensionistët dhe të varfërit.

Huamarrja e Qeverisë për 2017-ën programohet rreth 30 miliardë lekë, ose 1.9 përqind e prodhimit kombëtar, që është niveli më i ulët historik.

Pin It