Lëngjet që largojnë lëndët helmuese nga trupi

beet-carrot-and-lemon-detox-juice-570x667

Disa lloje lëngjesh janë veçanërisht të dobishme për të kryer procesin e pastrimit të trupit tonë herë pas here.

Uji me limon është nga ato lëngje që mund të ofrojnë përfitime mbresëlënëse. Ai këshillohet të jetë gjëja e parë që konsumojmë në mëngjes, pasi mund të përmirësojë tretjen dhe të ndihmojë detoksifikimin e trupit, duke ndihmuar kështu në tretjen e mirë të ushqimit.

Gjithashtu lëngu i karrotës njihet me emrin “lëngu mrekulli” sepse është i mbushur me antioksidantë dhe enzima të quajtura karotene të cilat kanë aftësinë për të ofruar ushqyes të nevojshëm për procesin e detoksifikimit.

Panxhari është një tjetër përbërës i rëndësishëm i cili përmban antioksidantë, vitamina, kalcium, hekur janë jashtëzakonisht efektive për ruajtjen dhe detoksifikimin e trupit.

limon

Pin It