Rriten çmimet e ushqimeve, INSTAT: Inflacioni arriti në 2.1%

cmime

Çmimet e konsumit për kategori të ndryshme u rritën gjatë muajit tetor, duke e çuar normën e inflacionit në 2.1%.

Sipas INSTAT-it rritja më e madhe është në kategorinë e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike. Çmimet e këtij grupi janë rritur me 3.1% krahasuar me muajin tetor të vitit 2015.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 10,5 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet“me 9,3 %, “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 5,4 %.

Po ashtu janë rritur edhe çmimet për grupin “qumësht, djath e vezë”.

Grupet që kanë pësuar ulje janë “Transporti” me 1,5 %, pasuar nga grupi “Shëndeti” me 0,5 %.

Pin It