7 problemet që sjell pagjumësia

Kohët e fundit është përhapur shumë problemi i gjumit. Të shumtë janë ata që thonë se nuk i zë gjumi edhe kur janë shumë të lodhur. Por nëse kthehemi prapa në vitet 1942, njerëzit flinin mesatarisht 8 orë në ditë. Ndërsa sot mesatarja shkon deri në 6 orë. Përgjithësisht rekomandohet shtatë deri në 9 orë gjumë, për një gjendje të mirë të shëndetit dhe metabolizmit.

Pothuajse 40% e amerikanëve flenë më pak se 7 orë në natë. Madje 70 milionë amerikanë kanë çrregullime me gjumin.

Ja disa nga shenjat e problemeve të gjumit.

Nervozizëm

Netët pa gjumë sjellin nervozizëm, luhatje emocionale. Përjetim të fortë emocional të ngjarjeve.

Dhimbje koke

Dhimbja e kokës bëhet kronike. Edhe migrena mund të shkaktohet nga dhimbjet e kokës të shpeshta nga pagjumësia. Shumica e tyre që enë shumë pak zgjohen në mëngjes me një dhimbje të tmerrshme kokë.

Pamundësia për të mësuar

Adoleshentët që nuk flenë mjaftueshëm e kanë të pamundur të mësojnë një mësim apo të lexojnë leksionet. 2 % shënohet ulje në matematikë dhe 4% në letërsi. Kujtesa afatshkurtër ndikon edhe tek të rriturit të cilët mund të harrojnë shumë fjalë që përdorin si pjesë e rutinës së ditës.

Shtimi në peshë

Luhatshmëria e hormoneve që çlirohet gjatë natës për balancim, çon në rritje oreksi dhe shtim në peshë.

Vizioni i dobët

Pamja apo sytë tuaj nuk shohin si zakonisht, ju vret drita e fortë, doni qetësi dhe errësirë. Sa më shumë zgjuar të qëndroni, aq më shumë gabime vizuale do bëni dhe ka shumë gjasa të përjetoni halucinacione.

Sëmundje të zemrës

Kur një njeri qëndron zgjuar gjatë gjithë natës, rrit tensionin e gjakut, rrahjet e zemrës rrit proteinën C-reaktive, shenjë rreziku të sëmundjes së zemrës.

Infeksione

Privimi i gjumit pengojnë mbrojtjen natyrale të trupit kundër mikroorganizmave. Problemet shfaqen edhe në fytyrë, skuqje, rrathë të zinj, puçrra etj.

Pin It