Katër gabimet që prindërit bëjnë me fëmijët e tyre adoleshentë

 

Adoleshenti-familja

Fëmija juaj nuk ngelet gjithnjë i vogël. Vitet kalojnë, ata rriten dhe probleme të ndryshme fillojnë  lindin, ndaj është koha për të treguar aftësitë tuaja prindërore.

Këtu janë gabimet që prindërit bëjnë me adoleshentët e tyre dhe se si të shmangen ato:

 1 . Paramendoni më të keqen

Adoleshentët marrin një reputacion të keq, thotë Richard Lerner, drejtor i “Institutit për Hulumtime të Aplikuara në Zhvillimin e Rinisë” në Universitetin Tufts. Shumë prindër i qasen arritjes së adoleshencës si një përvojë e hidhur, duke besuar se ata vetëm mund të shikojnë të pafuqishëm si fëmijët e tyre të dashur transformohen në personazhe të paparashikueshëm.

“Mesazhi që ne u japim adoleshentëve është se ata janë ‘të mirë’ vetëm nëse ata nuk janë duke bërë gjëra të këqija si, të shoqërohen me njerëzit e gabuar, apo të frekuentojnë vende jo të përshtatshme për moshën e tyre“, thotë Lerner. Pritjet negative në fakt mund të nxisin sjellje që i keni frikë.

Lerner-i këshillon: fokusohuni në interesat e fëmijës suaj dhe hobet e tyre. Kjo mund të hapë një rrugë të re komunikimi, t’ ju lidhë me fëmijën duke qenë i përfshirë në jetën dhe vendimet e tyre.

2 .Leximi i shumë librave për prindër

Në vend se t’i besojnë instinkteve të tyre, shumë prindër kërkojnë ndihmë nga ekspertët e jashtëm për këshilla se si të rrisin adoleshentët e tyre. “Prindërit mund të lidhin veten me ide duke u përpjekur të ndjekin këshillat që ata lexojnë në libra “, thotë Robert Evans , psikolog i çështjeve familjare. Megjithatë prindi ka aftësi prindërore të lindura të cilat nuk duhet t’i harroj duke u fokusuar vetëm te librat.  “Përdorni librat për të marrë një perspektivë për sjelljet konfuze dhe pastaj lëni librin me besim se ju keni mësuar çfarë ju duhet”,

3 . Ndëshkimi për gjëra të vogla

Ndoshta nuk e pëlqeni stilin e  fëmijës apo zgjedhjen e rrobave. Apo ndoshta ajo nuk ka marrë pjesë në një olimpaidën  që ju mendoni se e meriton. Por, para se të ndërmerrni masa, mendoni për probleme të mëdha . Nëse kjo nuk vë fëmijën tuaj në rrezik, jepjani asaj lirinë e veprimit që të mësojnë nga pasojat e zgjedhjeve të saj.

4. Aspak ose shumë disiplinë

Disa prindër, duke ndjerë humbjen e kontrollit mbi sjelljen e adoleshentëve të tyre, marrin masa të rrepta sa herë që fëmijët e tyre bëjnë diçka që nuk shkon. Ndërsa disa të tjerë shmangin të gjitha konfliktet për shkak të frikës se adoleshentët e tyre do të largohen nga ta. Duhet gjetur një ekuilibër midis bindjes dhe lirisë. Përdorni gjithmonë rrugën e mesme, këtu vlen edhe shprehja ‘Tërhiq e mos e këput’.

Megjithatë, adoleshentët kanë nevojë për  rregulla të qarta për të drejtuar jetën, pasi adoleshenca është koha ku karakteri dhe çdo gjë tjetër formësohet.

 

Pin It