Qëndrimi pa çorape ka të mirat e veta, ja çfarë flasin studimet për këtë

Në shoqërinë japoneze heqja e çorapeve në pragun e derës është një çështje respekti dhe higjiene. Kurse finlandezë i heqin edhe në shkollë. Sipas tyre ky zakon është një lloj vazhdimësie e qetësisë mendore shtëpi-shkollë.

Hulumtimet e ndryshme kanë provuar që të qëndruarit këmbëzbathur në shtëpi riaktivizon qarkullimin e gjakut në këmbë dhe ndihmon që ato të jenë sa më pak të fryra. Elektronet që përshkojnë trupin tonë arrijnë të neutralizojnë radikalet e lira që veprojnë në indin lidhor të këmbës. Në këtë mënyrë ulet mundësia e shfaqjes së ndonjë inflamacioni.

Një studim i bërë në University of Arizona ka treguar që në çorape mblidhen thuajse 400 lloje të ndryshme bakteresh, të cilat më pas bëhen burim për infeksione të ndryshme. Heqja e çorapeve ndihmon lëkurën e këmbës të ajroset dhe të hidratohet.

Kur ecni këmbëzbathur, ushtrohet presion në të gjitha fijet nervore të lidhura me organe të ndryshme të trupit. Ky është një lloj masazhi natyral që ju ndihmon të jeni më të qetë. Këshillohet të bëhet kryesisht mbi bar.

Pin It