ITALI – Hapet qendra e parë evropiane për imunoterapinë kundër tumoreve

Një strukture e re e quajtur Qendra e Imuno-Onkologjisë (CIO), që i kushtohet tërësisht kurimit të tumoreve me anë të imunoterapisë, u prezantua të premten gjatë një ceremonie të zhvilluar në Siena (Itali).
Imunoterapia është një qasje e re terapeutike që synon të rizgjojë sistemin imunitar për të luftuar kancerin.
CIO zë një sipërfaqe prej 1.250 metra katrorë dhe është qendra e parë e këtij lloji në Evropë.
“Qëllimi i kësaj qendre është bashkimi i kërkuesve paraklinikë dhe klinikë në një realitet të vetëm operativ për t’u dhënë jetë strategjive të reja në luftën kundër kancerit”, tha drejtori Michele Maio.
Parashikohet që vetëm në vitin 2017 të paraqiten pranë kësaj qendre rreth 3.000 pacientë të rinj, 75% e të cilëvë që janë nën terapi do të përfshihen në studime klinike.
Aktualisht, janë në proces pranë kësaj qendre 40 eksperimente të imunoterapisë kundër llojeve të ndryshme të tumoreve (në fazat I dhe II).
CIO u prezantua në kuadër të kongresit të XV ndërkombëtar të NIBIT (Rjeti Italian për Bioterapinë e Tumoreve) që zhvillohet deri me datën 7 tetor në Siena me pjesëmarrjen e ekspertëve më të njohur botërorë në fushën e imunoterapisë kundër kancerit.

Pin It