Ja cila është mënyra më e mirë për të shkrirë mishin

Mënyra më e mirë e mbrojtjes  së ushqimeve nga prishja është ruajtja e tyre në frigorifer. Shumë prej nesh  kur duhet t’i konsumojmë këto ushqime i lëmë me orë të tëra ne temperaturën e ambientit që të shkrihen, por me sa duket kjo nuk është mënyra e duhur.

Sipas ekspertes së ushqimit,  Susanne Ekstedt lënia jashtë frigoriferit e ushqimeve me qëllim që të shkrihen ngadalë, është mënyra më e gabuar.

Sipas saj, mënyra më e mirë për të shkrirë ushqimet është t’i fusni në ujë të ftohtë, pasi kjo metodë ndihmon në ruajtjen e shijes së produktit.

Duke folur për ” sciencenordic.com” ajo tha se arsyeja përse mishi dhe peshku duhet shkrirë në ujë është e thjeshtë. Uji kryen ngrohje më shpejt sesa ajri, për këtë arsye procesi i shkrirjes është më i shpejtë.

Pin It