Studim:Mishi ndikon në obezitet po aq sa sheqeri

Meat

Shkencëtarët nga Universiteti Adelaide zbuluan që mishi kontribuon njësoj si sheqeri në përhapjen e obezitetit. Studiuesit ekzaminuan konsumimin e mishit dhe sheqerit në të gjithë botën si dhe ndikimin e nivelit të obezitetit në 170 shtete.

Pasi analizuan nivelin e urbanizimit në çdo vend, aktivitetin fizik dhe kaloritë e marra, ekspertët dalluan se mishi është përgjegjës për 13 % të përqindjes së obezitetit, po aq sa ajo e sheqerit.

“Të gjithë mendojnë se yndyrat dhe karbohidratet, sidomos yndyrat, janë faktorët që kontribuojnë më shumë tek obezitetit”, thotë Wenpeng You. “Na pëlqen ose jo, yndyrat dhe karbohidratet në dietat moderne po na furnizojnë me energji të mjaftueshme gjatë ditës. Duke qenë se proteina tek mishi digjen më me vonesë se yndyrat dhe karbohidratet bën që të teprojë energjia e marrë nga proteinat, e cila konvertohet dhe ruhet më pas si yndyrë në trupin e njeriut”, thotë ai.

Profesori Maciej Henneberg pranon se këto gjetje janë pak “kundërshtuese”, megjithatë edhe ai mendon se proteinat tek mishi kanë një kontribut të konsiderueshëm tek obezitetit po aq sa sheqeri dhe yndyrat.

Pin It