Matura, korrigjimi i notave ka afat deri në 19 gusht

Hand writing

Maturantët që pretendojnë për parregullsi në vlerësimet e tyre kanë mundësi të kërkojnë korrigjimin e notave deri ditën e premte, datë 19 gusht. Ata duhet të plotësojnë Formularit të Korrigjimit të Pasaktësive, nëse mendojnë se notat e provimeve ose nota mesatare janë të pasakta.

Të gjashtë notat e rreth 27.672 maturantëve janë të paraqitura në në Librin e Transparencës të Maturës Shtetërore. Sipas AKP-së, në Librin e Transparencës nuk përfshihen maturantët që nuk kanë kaluar qoftë edhe në njërin prej pesë provimeve, pra janë vlerësuar me notën 4 (katër).

Kandidatët që kanë kundërshtime duhet të plotësojnë të dhënat për rrethin, bashkinë/komunën, shkollën dhe ID-në e maturantit në pjesën e parë të formularit. Në njoftimin e AKP-së thuhet se në çdo kuti shkruhet vetëm një shkronjë ose një numër. Shkronjat duhet të jenë kapitale dhe numrat me shifra arabe. Këto të dhëna janë të domosdoshme për identifikimin e maturantit që kërkon ndryshime të dhënash në bazën e të dhënave.

Pas plotësimit të formularit nga maturanti përkatës dhe konfirmimit zyrtar me firmë dhe vulë nga drejtoritë e shkollave dhe drejtoritë e DAR/ZA-ve, këto të fundit i përcjellin brenda ditës së premte pranë AKP-së.

Pin It