Projekti shqiptaro-francez, ishulli i Sazanit drejt shndërrimit në një destinacion turistik

 

Ishulli i Sazanit

Një ekip ekspertësh nga Shqipëria dhe Franca po analizon gjendjen mjedisore dhe perspektivën turistike të ishullit të Sazanit. Qëllimi i kësaj ekspedite është përmirësimi i gjendjes aktuale të ishullit, përmes pastrimit të mbeturinave, ruajtjes së objekteve arkeologjike dhe shndërrimit të ishullit në një vend të vizitueshëm nga turistët.

Një ndër objektivat kryesore të ekipit është pastrimi i ishullit nga mbetjet ushtarake dhe ruajtja e objekteve të trashëgimisë arkeologjike të ishullit, i cili ka qenë objekt strategjik i perandorisë romake. Prandaj ky ishull mund të shërbejë si një muze arkeologjik.

Ekspertët do të bëjnë interpretimin muzeografik dhe vlerësimin arkitektonik të ndërtesave që gjenden në këtë ishull.

Pas vlerësimit të situatës ekspertët do të përgatisin një raport mbi të cilin do të bazohet projekti i të ardhmes turistike të ishullit të Sazanit, i cili aktualisht nuk mund të konsiderohet një destinacion i mirëfilltë turistik për shkak të statusit ushtarak dhe infrastrukturës së munguar.

Pin It