Zbulohet një sit arkeologjik i shekullit të 6-të të erës sonë në Berat

Gjatë punimeve për pastrimin dhe sistemimin e korridorit të kalimit përgjatë gjurmës së Gazsjellësit Trans Adriatik, TAP, në afërsi të fshatit Vodicë në Berat, u zbuluan rrënojat e një vendbanimi të hershëm.

Një grup gazetarësh vizitoi këtë sit në Berat, ku u njoh nga ekspertët e trashëgimisë kulturore për TAP në Shqipëri me të dhënat e gjetura deri tani, si dhe me procedurat që ndjek kompania për identifikimin, studimin, dokumentimin dhe ruajtjen e çdo objekti që mund të jetë pjesë e trashëgimisë kulturore./ATA/

Pin It