BE investon për restaurimin e Parkut Arkeologjik të Apolonisë

65970299

Një investim i Bashkimit Europian ka bërë të mundur restaurimin e portikut dhe manastirit “Kisha e Shën Mërisë” në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, të cilët kishin pësuar dëmtime të shumta.

Në këtë portik ekspozohen 36 objekte dhe 9 statuja antike të qytetit të Apolonisë, ndërkohë që vetë manastiri “Kisha e Shën Mërisë” përbën një nga monumentet më të rëndësishme të kultit mesjetar në Shqipëri.

Sipas drejtorit të qytetit Antik të Apolonisë, Marin Haxhimihali, aktualisht ka përfunduar restaurimi i portikut të statujave, çatisë së kishës dhe mureve të trapezarisë dhe po punohet me muret  e manastirit “Kisha e Shën Mërisë”.

Apolonia është ndër destinacionet më të vizituara nga vizitorët e turizmit kulturor dhe historik.

Pin It