Hidet, fruti i vogël i vjeshtës me veti shumë

fdfd

Hidet janë një nga frutet e mirë, me prejardhje nga Azia dhe ndër më të pasurit me lëndët ushqyese. Ky frut i vogël përmban disa vlera që kanë ndikim në funksionimin e mirë të organizmit.

Ja disa prej dobive:

1.Lufton kancerin:sipas një studimi, lengu i hideve ka efekt “kitotoksik” që do të thotë “vrastar”, ndaj qelizave tumorale të disa llojeve të ndryshme.

2.Veti antioksiduese: hidet përmbajnë sasi shumë të mëdha të vitaminës C duke i bërë ato një superushqim edhe për lëkurën.

3.Ndihmojnë gjumin: në sajë të një substance të quajtur “jujuboside A”, hidet kanë efekt qetësues për atë zonë të trurit që është përgjegjëse për gjumin.

4.Kunder infeksioneve dhe ftohjes: Në sajë të përmbajtjes së lartë në vitaminë C -rreth 20herë më shumë se agrumet,hidet janë një armë e fortë kundër infeksioneve dhe ftohjes. Për të njëjtën arsye ato përbejnë një ndër ushqimet ideale për lëkurën.

5.Mbron mëlçinë: edhe këtu në sajë të forcës antioksiduese, hidet ndihmojnë mëlçinë sidomos në rastet kur ajo është e dëmtuar.

6. Pasurojnë gjakun: Në sajë të dendësisë së madhe të lëndëve ushqyese si minerale, vitamina, fitokimikate dhe fibra, hidet e pasurojnë gjakun dhe ndihmojnë qarkullimin duke çuar ushqim dhe antioksidante në çdo qelizë.

7.Ushqen kockat:duke kombinuar më së miri kalciumin, fosforin, hekurin dhe vitaminën C, hidet janë një ushqim shumë i vlefshëm për shëndetin e kockave.
 

 

 

 

Pin It