Walli, portofoli “besnik” që nuk humbet më

walli-smart-wallet-31-800x600

Ju ka humbur portofoli, bashkë me lekët, fotot, kartat e gjithçka tjetër? Askush nuk do donte ta humbiste atë… Lajm i mirë erdhi,  mbani vesh!

Kjo nuk do të ndodh më me portofolin Walli.  Ai, nëpërmjet një aplikacioni për iOS dhe Android dërgon një mesazh në telefon menjëherë sa largoheni nga portofoli. Por edhe nëse ndodh e kundërta, kur nuk gjeni dot telefonin, ju mund të dërgoni një zile nëpërmjet protofolit tuaj.

Por veçantia e këtij portofoli është se ai mund të regjistrojë kartat që ju mbani gjithnjë me vete. Në momentin që karta e kreditit ose ajo e identitetit mungon ai dërgon një mesazh në telefonin tuaj.  Walli përbëhet nga lëkurë e butë dhe është i disponueshëm në ngjyrë të zezë dhe blu. Portofoli është i pajisur me një bateri me autonomi prej gjashtë muajsh. Ky portofol kushton rreth 79 dollar.

Pin It