Nasho Jorgaqi, biografi i Fan Nolit, nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”

nasho-jorgaqiok

Profesor Nasho Jorgaqi, biografi më i shquar i Fan Nolit,  është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga universiteti “Fan Noli” i Korçës.

Medaljen e artë dhe diplomën e motivacionit ia dorëzoi atij rektori i këtij universiteti, profesor Ali Jashari. Prof. Nasho Jorgaqit iu dorëzua ky titull  me motivacionin: “Personalitet i letrave shqipe, Profesor i shquar i letërsisë, shkrimtar, publicist e përkthyes, autor i shumë veprave shkencore dhe teksteve universitare, që ka dhënë ndihmesa të vyera në përgatitjen e mësuesve dhe studiuesve të letërsisë shqipe. Biografi më i shquar i Fan Nolit. Për bashkëpunimin e frytshëm për shumë vite me universitetin ‘Fan. S.Noli’ të Korçës në fushën e veprimtarive shkencore dhe botuese”. Nasho Jorgaqi është ndër emrat më të nderuar të shkencës letrare shqiptare, ndërkohë që ky vlerësim vjen në prag të 85-­vjetorit të lindjes së tij.

 

Pin It