Vitamina D, substanca e çmuar që ju shpëton jetën

ewe

Vitamina D është një nga vitaminat më të rëndësishme për organizmin tonë. Më parë mendohej  se vitamina D ishte e nevojshme vetëm për kockat dhe dhëmbët. Nga zhvilllimet e shkencës  është vënë re se ajo është një vitaminë shumë-funksionale për trupin tonë.  Studime të ndryshme kanë nxjerrë që prania e kësaj vitamine mund të shpëtojë nga shumë sëmundje.

Dietologia Blerina Bombaj thotë se më parë nuk njiheshin efektet e vitaminës D, por me kalimin e kohës janë zbuluar veti jetësore të saj.

Burimi kryesor i vitaminës D është dielli, por të qëndruarit  në ambjente të mbyllura për shumë orë  kanë kontribuar në shfaqjen e mangësise së kësaj vitamine të çmuar. Në mungesë të diellit gjatë ditëve të dimrit, vitaminën D mund ta merrni nëpërmjet ushqimeve.

Mbartësit kryesor të vitaminës D janë: qumështi, peshku( merluc, salmon, sardele, peshk ton), vezët, kërpudhat, mëlçi viçi, djathë.

Në këto dimri do të ishte e mira të konsumoni sa më shumë nga ushqimet e mësipërme si dhe në ditët kur dielli nuk mungon, shfrytëzojeni atë sa më shumë.

Pin It