Dhoma Zgjedhore kërkon depolitizimin e komisioneve zgjedhore

infocip-dhoma-zgjedhore-romana-vlahutin-gerti-shella1

Dhoma Zgjedhore ka dërguar në Kuvend propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat do të shqyrtohen nga komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore.

Një ndër propozimet është depolitizimi i administratës zgjedhore dhe zgjedhja e anëtarit të shtatë të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) në mënyrë të pavarur nga partitë politike, pra pa propozimin e tyre.

Dhoma Zgjedhore kërkon gjithashtu të merret parasysh mundësia e votimit me lista e hapura, ndërsa propozon ngritjen e një bordi për monitorimin e financave të partive politike.

Dhoma e Situatës Zgjedhore është një grupim i aktorëve të shoqërisë civile shqiptare, që punojnë për inkurajimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Pin It