Kalendari historik, 21 tetor

ubicacion-de-punta-arenas-en-chile-y-rio-grande-en-la-argentina

1520 – Gjatë udhëtimit me anije rreth Botës, eksploruesi Ferdinand Magelani zbulon një vend-kalim në jug të Amerikës, – sot Ngushtica e Magelanit – kanali ujor më i rëndësishëm natyror midis oqeaneve Atlantik dhe Paqësor. Ngushtica e Magelanit është konsideruar edhe si rrugë e vështirë lundrimi për shkak të erërave të paparashikueshme dhe rrymave të forta që krijohen në ‘të.

cwsbiktu4aatlkq

1943 – Brigada e parë sulmuese e komanduar nga Mehmet Shehu sulmon një grupim forcash të Ballit Kombëtar në zonën e Lushnjes. Pas luftimesh të ashpra, 68 ballistë kapen rob; Mehmet Shehu u kërkoi të bashkohëshin me brigadën e tij; 67 prej tyre thanë jo dhe Shehu dha urdhër që të pushkatohen; ndonjë që i mbijetoi plumbit u vra me thika.

object-at-hand-nasa-werner-von-braun-631-jpg__800x600_q85_crop

1959 – Presidenti Dwight D. Eisenhower nënshkruan një urdhër ekzekutiv për transferimin e Wernher von Braunit dhe shkencëtarëve të tjerë gjermanë nga Pentagoni në NASA për të punuar për programin e hapësirës. Wernher von Braun (1922 – 1977) – një nga figurat kryesore në zhvillimin e teknologjisë së raketave në Gjermaninë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe, më pas, në Shtetet e Bashkuara – është cilësuar si “Ati i shkencës së raketave”. SHBA e ka nderuar von Braunin me Medaljen Kombëtare të Shkencës.
1413969631712637751

Më 21 tetor 1879, shpikësi Thomas Edison filloi provat për një tjetër lloj filamenti për llambën e tij elektrike ndriçuese. Llamba bëri dritë për 40 orë, duke shënuar eksperimentin e parë të suksesshëm të Edisonit me llambën elektrike, pas mijëra dështimesh në provat laboratorike në Menlo Park të New Jersey-it. Çelsi i suksesit ishte përdorimi i një filamenti prej karboni të hollë sa një fije floku, e cila ndriçonte por nuk shkrihej nga nxehtësia që krijonte elektriciteti. Ai deklaroi para punonjësve të laboratorit: “Nëse arrita ta bëj të ndriçojë për 40 orë, mund ta bëj të ndriçojë për 100 orë.” Në bazë të kësaj llambe, Edisoni filloi të punonte për ndërtimin e sistemit të parë të suksesshëm të ndriçimit, i cili pas disa kohësh do të furnizonte me energji 85 shtëpi që kompania e tij i kishte pajisur me qarqe elektrike dhe llamba ndriçimi në qytetin e New Yorkut.

amazonas-meia-maratona-s800-905x395

2011 – Në Shqipëri zhvillohet për herë të parë një Maratonë Ndërkombëtare. Rreth 3000 vrapues, mes të cilëve 800 maratonistë të ardhur nga 13 vende të botës iu bashkuan Maratonës Ndërkombëtare në Tiranë – me pikë-nisje sheshin “Skënderbej”. Pas vrapimit 42 km, keniani Elisha Kiprotich dhe moldavja Svetlana Shepeleva hyjnë në histori si fituesit e kësaj Maratone të parë ndërkombëtare e organizuar në Shqipëri.

Pin It